“Mendoj se nuk patëm shumë-shumë raste, por nga ato që patëm shfrytëzuam një që mjaftoi. Llamkosi humbi rastin në pjesën e parë kur qëlluan traversën”, tha trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, për Zërin.
“Mos të them shumë, por për një nuancë ishim më të mirë, sidomos në pjesën e dytë Llamkosi nuk arriti të na rrezikoj duke i bllokuar pas korrigjimeve që bëmë në pushim”, shtoi Toki. /Telegrafi/