Telegrafi

Tovërlani: Kishim shumë raste të mira, është dashur të shënojmë

Ballkani dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola (0-0), duke i lënë të gjitha mundësitë për ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në Drenas.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i kampionit në fuqi, Afrim Tovërlani, i cili i ka përgëzuar futbollistët e tij për paraqitjen.

“Kemi dashtë mos me i dhanë hapësirë lojtarëve të shpejtë siç është Hoxha dhe Topalli, gjithashtu lëvizshmëria e Blend Baftiut në mesfushë”.

“I kemi markuar mirë, me pak fat u deshtë të shënonim, kemi pasur tre rast të 100 për qind”.

“Megjithatë, kemi të bëjmë me një skuadër shumë të fortë, andaj i përgëzoi futbollistët e mi për paraqitjen”, ka thënë Tovërlani për SSK.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Drenas, pritet të luhet me 18 qershor. /Telegrafi/