Telegrafi

Tovërlani i kënaqur me fitoren ndaj Izraelit, përgëzon ekipin për angazhimin

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Afrim Tovërlani është ndarë i kënaqur pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit.

Kosova U21 fitoi me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Tovërlani e përgëzoi ekipin për fitoren si dhe u shfaq i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në këtë sfidë.

Lexo po ashtu Kosova U21 arrin fitoren të rëndësishme ndaj Izraelit në kualifikimet për 'Euro 2025'

“Shumë lojtarë na kanë munguar dhe nuk ishte lehtë. Por, përgëzoj djemtë për këtë fitore, pasi dhanë gjithçka nga vetja. Ndeshjen e nisëm mirë, ku shënuam, dy gola dhe pastaj pranuam një gol më shumë për fajin tonë sesa aksionin e kundërshtarit. Në të dytën, luajtëm mirë dhe shënuam edhe golin e fitores”, është shprehur Tovërlani.

“Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të cilën e mbyllëm në fund të pjesës së dytë. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, sepse kishim me tepër kompaktësi, angazhim dhe përgjegjësi në ekip”, përfundoi ai./Telegrafi/