Kampioni në fuqi, Prishtina, dje në kryeqytet ka mundur Ferizajn me rezultat 1-0, në ndeshjen e xhiros së parë. Tekniku prishtinas pas ndeshjes tha se ishte e rëndësishme fitorja në ndeshjen e parë të sezonit.
“E rëndësishme se e filluam me fitore. E kam paraparë edhe para ndeshjes se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Ferizaj ka krijuar një skuadër të mirë dhe ka transferuar lojtar me përvojë, megjithatë Berat Hyseni e Driton Latifi është dashur më herët ta vendosin ndeshjen, kurse në fund të ndeshjes ne kishim edhe fat, kur ata kishin një rast të qind për qindtë, por Mushica ishte në vend. Jam i kënaqur dhe i lumtur për fitoren e parë, ndërsa Ferizajt dëshirojë sukses në të ardhmen”, ka thënë Tovërlani.
I pari i bankinës së “bardh e kaltërve”, mendon se një moment dhe presioni i skuadrës së tij vendosi epilogun e kësaj sfidë joshëse. “Mendoj se momenti e vendosi ndeshjen, presionin që bëmë më kohë ishte i suksesshëm dhe këtë presion e kam kërkuar edhe para lojës”, tha ai.
Prishtina ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në udhëtim kundër Ferronikelit. /Kosovapress/Telegrafi/