Site icon Telegrafi

Tovërlani: Humbje me fushën katastrofave

Në finalen e madhe kompletoi kurrorën e dyfishtë me Digitalb Kupën e Kosovës, por në stinorin vijues të trofeut të dytë më të rëndësishëm të futbollit kosovar, Afrim Tovërlani dhe të përzgjedhurit e tij te Prishtina janë eliminuar që në ndeshjen e parë.

Prishtina është mposhtur në Pozharan nga skuadra modeste nikoqire e Vllaznisë, e cila pas 90 minutave pa gola, ishte më e suksesshme në ekzekutimin e penalltive.

Megjithatë, tekniku prishtinas ka një arsyetim për humbjen e turpshme, sipas tij fajin e ka fusha, ku nuk po u luaka futboll.

“Humbje e papritur në një fushë katastrofale ku nuk luhet futboll. Tek penalltitë ata ishin me fat, kurse tek ne Malaj dhe Hyseni nuk ia arritën të bartin presion ndaj një skuadre të vogël si Vllaznia që t’ju shënohet nga penalltitë”, tha Tovërlani pas ndeshjes për faqen e klubit bardhekaltër. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version