Site icon Telegrafi

Tovërlani grushtohet në Mitrovicë

Ofendimet ndaj lojtarëve kryeqytetas, hedhjet e shisheve, shkrepëseve e gjësendeve të ndryshme nuk munguan për gjatë gjithë takimit. Megjithatë, pas përfundimit të 90-minutave, ‘krisi’ dhuna.

Sipas ORAinfo, trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani, gjatë shkuarjes për në zhveshtore, është sulmuar nga dy tifozë, teksa njëri nga ta e grushtoi. Ndërhyrja e shpejt e policisë, dhe anëtarëve të kryesisë së Trepçës ’89, bëri që trajneri prishtinas të shpëtojë lehtë.

Mirëpo, këtu nuk përfundoi gjithçka. Fusha e stadiumit ‘Riza Lushta’ më pas është shndërruar në arenë boksi. Policia në ato momente prangosi disa tifozë ndaj të cilëve, siç thuhet, ushtroi edhe dhunë.

Exit mobile version