Site icon Telegrafi

Tovërlani: Fituam me meritë

“Pikët ishin me të rëndësishme dhe ia arritëm qëllimit. Kishim më shumë nga loja dhe mendoj se fituam me meritë, kurse Hajvalia ka 5-6 futbollistë shumë të mirë dhe është vështirë të mposhtet”, tha për Zërin kryetrajneri i Prishtinës Afrim Tovërlani.

Kjo ishte fitorja e tretë për bardhekaltërit këtë stinor, derisa për Hajvalinë humbja e tretë, me të cilën ky ekip vazhdoi të mbetet në pjesën e poshtme të tabelës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version