Site icon Telegrafi

Tovërlani: E merituam barazimin

Në ndeshjen kryesore të javës së pestë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina e nxjerri një pikë të artë në udhëtimin e saj në Gjilan, ku u përball me një skuadër tejet të fortë dhe solide të Dritës.

Drita doli në epërsi në minutën e 6-të të takimit përmes golit të Leutrim Pajazitit, mirëpo Prishtina edhe pse me nje lojtar më pak që nga minuta e 43-të, arriti ta barazojë rezultatin përmes debutuesit Shend Kelmendi në minutën e 78-të.

“E merituam barazimin edhe pse gati një orë e patëm një lojtar më pak në fushë. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë. Mundëm të humbim, por edhe të fitojmë, e në fund del se barazimi ishte epilog real”, tha për Zërin trajneri i Prishtinës, Afrim Tovërlani. /Telegrafi/ 

Exit mobile version