Trepça për shkak të goditjes me kanaçe të shikuesve, trajnerin e Prishtinës, Afrim Tovërlanit, është dënuar me dy ndeshje pa tifozë. Tekniku Prishtinës është dënuar me 250 euro për shkak të deklaratave pas ngjarjes. Ndërsa Drita e Gjilanit për shkak të ndërprerjes së ndeshjes me Hajvalinë është dënuar me dy ndeshja jashtë Gjilanit.
“E dimë që kemi shkuar paksa but, por i kemi pasuar parasysh se bëhet fjalë për dy skuadra me emër në futbollin tonë. Tovërlani ka dërguar raport dhe ka dëshmi se është goditur kështu që ai është dënuar vetëm për deklaratat pas ndeshjes”, thotë burimi ynë i afërt me Komisionin Disiplinor.
Në anën tjetër Afrim Tovërlani pas vendimit të disiplinorit është ndjerë më i lehtësuar dhe atë për faktin se po binden të gjithë se nuk ka inskenuar dhe se goditja ka ekzistuar
“Gjithçka që ka kërkuar komisioni i kam dërguar, duke filluar nga raporti i mjekut, incizimet dhe diagnozën. Unë nuk kam për obligim para gazetarëve të shpalos kokën pasi që ata nuk janë as prokuror as gjykatës. E kam treguar plagën aty ku duhet dhe është vërtetuar se jam goditur. E dyta unë me deklaratat e mija asnjëherë nuk kam dashur të ofendojë askënd as qytetin e Mitrovicës", ka thënë Tovërlani. /Zëri/Telegrafi/