Përfaqësuesja e Kosovës dështoi të shfaqte sot lojë të bukur dhe u turpërua në fushë nga Turqia e cila dominoi në çdo aspekt, mirëpo Tovërlani për këtë humbje e drejton gishtin kah përzgjedhësi Albert Bunjaku.
“Kjo ishte një goditje e rëndë për futbollin e Kosovës dhe Federatën tonë. Unë mendoj se fajin për këtë humbje e ka trajneri, i cili përdori formacionin e gabuar dhe taktikën e gabuar”, tha fillimisht Tovërlani për KlanKosovën.
“Po të ishin lojtarët e Superligës së Kosovës do të luanin më mirë ndaj kësaj skuadre B të Turqisë”, theksoi Tovërlani.
“Me gjithë respektin që kam për Bunjakun, unë nuk mendoj se një trajner i cili nuk ka qenë asnjëherë ‘shef’ i ndonjë ekipe duhet të jetë përzgjedhës i një përfaqësueses”, përfundoi ai.
Po ju lexues të nderuar, a mendoni se Tovërlani ka të drejtë në deklaratat e tij, apo thjeshtë Turqia ishte shumë më e fortë se Përfaqësuesja jonë dhe lojtarët tanë nuk mund të bëjnë më shumë se kaq? Na shkruani në hapësirën për komente… /Telegrafi/