Site icon Telegrafi

YouTube i ndan një mirënjohje Adrian Gaxhës

Para një muaji solli këngën më të re në bashkëpunim me reperin e njohur Onat.

Bëhet fjalë për Adrian Gaxhën, i cili publikoi këngën “Lujmi Krejt” që ka arritur të shikohet mbi 7.1 milionë herë në YouTube.

Duket se i ka kjo i ka sjell edhe një sukses këngëtarit shkupjan, i cili ka marrë një mirënjohje nga YouTube.

Në fakt, në kanalin zyrtar të artistit në këtë ueb-faqe janë abonuar mbi 100 mijë persona dhe për këtë iu nda një dhuratë.

” Dhurata ime nga Youtube. Faleminderit të gjithëve për abonimin”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtari në llogarinë personale të Instagramit.

Theksojmë se 34-vjeçarin e ndjekin mbi 125 persona në rrjetin social Instagram dhe rreth 202 mijë nçë Facebook.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do të vijnë gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version