Site icon Telegrafi

“Tourism Development & Promotion”, projekti që ndihmon të njihen vendet turistike në Kosovë (Video)

Kosova njihet si një vend i pasur me bukuri natyrore dhe monumente kulturore. Bjeshkët e Rugovës, Ujëvara e Mirushës, Maja e Gjeravicës,  qytetet e vjetra si Ulpiana, Novobërda, Prizreni e Vushtria dhe monumentet kulturore janë vetëm disa nga vendet që vizitohen nga shumë turistë që vijnë në Kosovë.

Tash është një rrugë më e lehtë për njerëz anembanë botës t’i njohin këto bukuri.

“Tourism Development & Promotion” është projekti i cili është realizuar nga Komisioni Evropian, i cili përfshin të gjitha vendet ballkanike, e që tani bën edhe pjesë edhe Kosova.

Sipas Nikola Gaon, nga zyra rajonale për bashkëpunim, në çfarë do guide për vizitë në Ballkan nuk do të mungoj edhe vizita në Kosovë.

“Këtu bëhet fjalë për zhvillimin rajonal të turizmit. Projekti është i Komisionit Evropian dhe kami filluar nga viti i kaluar. Çdo udhëtim që do të bëhet në vendet ballkanike do të ketë një “trip” edhe në Kosovë. Tashmë kemi filluar në disa pika turistike të Kosovës dhe ato po shtohen çdo ditë e më shumë”, tha për RTV Dukagjinin, Nikola Gaon.

Në këtë projekt janë përmendur edhe aktivitete të ndryshme të cilat do të organizohen në qytetet e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo do të ndihmojë shumë në turizmin e Kosovës.

“Projekti do të ndihmojë shumë turizmin në Kosovë pasi ka shumë njerëz që nuk dinë për historinë dhe kulturën e Kosovës. Edhe pse është një shtet i vogël, Kosova ka shumë për të treguar”, thotë Gaon.

Ngjitje në male, Skijimi, ligjëratat për njohjen e historisë dhe kulturës së vendit, janë disa nga aktivitete të cilat do të zhvillohen.

Nicola Gaon ka thënë se në këtë listë vazhdimisht shtohen vendet e reja të bukura të Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version