Telegrafi

Toure zgjat kontratën me Barcën

Gjatë këtij afati kalimtar është spekuluar për mundësinë e largimit të mesfushorit nga klubi katalunas, mirëpo “Marca” njofton se pas takimit të të premtes ndërmjet agjentit të Toure, Dmitri Seluk, dhe drejtorit teknik të Barcelonës, Txiki Bergiristain, shumë shpejt është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës.

Krejt çka mbetet është konfirmimi zyrtar i vazhdimit të kontratës së mesfushorit defanziv dhe të mësohet për vlerën e pagës, e cila është rritur më shumë.