Yaya Toure do të paraqitet në gjykatë gjatë këtij muaji, pasi ndaj tij është ngritur padi për vozitje në gjendje të dehur.
Futbollisti ishte ndalur nga policia në Dagenham, në lindje të Londrës, më 29 nëntor dhe është arrestuar, pasi testi i alkoolit kishte treguar se ai kishte pirë.
Pasi është dërguar në stacion, sërish i është bërë testi i alkoolit dhe më pas është lëshuar.
Në komunikatën e policisë, thuhet se ndaj tij është ngritur akuza për tejkalim të nivelit të alkoolit dhe vozitje në gjendje të tillë.
Paraqitja e tij para gjykatësit do të ndodhë më 13 dhjetor. /Telegrafi/