Telegrafi

Toure mohon se dëshiron të largohet nga Barcelona

Përfaqësuesi i kombëtares së Bregut të Fildishtë është lidhur me një kalim te Arsenal dhe Manchester City, pasi ka humbur vendin në formacionin e parë të Barcelonës.

“Nuk ka klub më të mirë për të luajtur se Barca. Jam i lumtur këtu dhe nuk mendoj të largohem. Duhet t’i respektojmë vendimet e Guardiolas. Ai ka qenë një lojtar i madh, ai e din planin e ndeshjes në mënyrë të përkryer”, ka thënë Toure.

Mesfushori mbrëmë u aktivizua në barazimin 1-1 të Barcelonës në fushë të Sttutgart./Telegrafi/