Site icon Telegrafi

Toure i kërkoi falje, por agjenti i qëndron fjalëve: Nuk i kërkoj falje Guardiolës

Manchester City's Yaya Toure shouts during a Champions League round of 16 second leg, soccer match between FC Barcelona and Manchester City at Camp Nou stadium, in Barcelona, Spain, Wednesday, March 18, 2015. (AP Photo/Manu Fernandez)

Dimitri Seluk, agjenti i Yaya Toures, ka vazhduar që të pohojë se ai nuk e ka ndërmend që t’i kërkojë falje menaxherit të Manchester Cityt, Pep Guardiolës.

Teksa klienti i tij, Yaya Toure, publikisht kërkoi falje te Guardiola, Seluk është ai që vazhdon t’i mbetet prapa fjalëve të tij.

“Nuk dua që të kërkoj falje. Ne duam paqe, por jo kërkim falje. Të kërkojmë falje për çfarë?”.

“Ndoshta Toure kërkoi falje për këtë, por nuk e di për çka. Mendoj se Yaya nuk e ka seriozisht këtë. Ai dëshiron vetëm paqe mes tij dhe Guardiolës”.

“Shumë tifozë duan ta shohin Yayan në fushë dhe ai dëshiron ta ndihmojë ekipin. Ne duam paqe me Guardiolën, ne duam pozitivitet. Një lojtar si Yaya, prej më të mirëve në botë, me pagën e madhe që e ka, natyrisht se nuk duhet të qëndrojë jasht ekipit. Ai duhet që të luajë”, u shpreh Seluk. /Telegrafi/

Exit mobile version