Telegrafi

Toure: Ferguson ka frikë

Dy ekipet nesër do të takohen në derbin e qytetit, me Cityn që do të fillojë ndeshjen me një sukses të qind për qindtë në Ligën Premier dhe me United që tashmë ka pësuar një humbje.

“Mendoj se ai është i shqetësuar për shkak të asaj çfarë ndodh me Cityn. Ai e di se lojtarët që kanë arritur këtu nuk janë vetëm të kualitetit më të lartë, por janë profesionistë të vërtetë, të cilët dëshirojnë ta çojnë ekipin në maje të tabelës”, ka thënë Toure.

“Ky është mentaliteti këtu. Kjo është si në shkollë, kur jeni më të mirët dhe arrin një fëmijë tjetër, i ri, i cili është shumë më i mirë në çdo lëndë. Kjo nuk ju pëlqen, apo?”, ka shtuar mbrojtësi.