Telegrafi

Toure: Duhet të jemi më befasues

“Mendoj që vitin e kaluar i kemi befasuar shumë ekipe, ndërsa këtë vit ekipet kundërshtare e kanë mësuar lojën tonë”.

“Ndonjëherë duhet ta ndërrojmë sistemin e lojës në mënyrë që t’i gjejmë ndonjë mënyrë për të fituar. Ekipet e tjera tani mund të analizojnë se si luajmë ne, ato kanë studiuar sistemin e lojës tonë dhe po gjejnë mënyra për të na ndalur”.

“Ne duhet të përdorim shkathtësitë tona, inteligjencën dhe fuqinë për t’u përmirësuar dhe të kapërcejmë çdo pengesë. Në kontrast, kur një ndeshje është shumë e lehtë, unë mërzitem shumë”, ka thënë Yaya për The Sun. /Telegrafi/