Telegrafi

Toure: Dua Ligën e Kampionëve

Ylli nga Bregu i Fildishtë u largua nga Arsenali këtë verë për të përforcuar mbrojtjen e Cityt, derisa ky klub dëshiron të ngrejë nivelin e lojës.

Dhe një prej caqeve që lojtari ka me klubin e ri, është të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

“Kjo është një ëndërr dhe diçka pjesë e të cilës dua të jem. Njerëzit punojnë shumë për të arritur atje. Kemi parë çfarë ndodhi me Chelsean, pse jo Manchester City?”, ka thënë Toure.