Telegrafi

Toure: Do ta mposhtim Arsenalin

Barcelona udhëton të mërkurën në Emirates Stadium duke synuar gjysmëfinalen e tretë radhazi dhe Toure është i bindur se ata mund ta arrijnë këtë synim.

“Barcelona po fiton ndeshjet, pavarësisht se rivalët tanë ndryshojnë sistemet e tyre për t’u përballur me ne. Në fakt kjo është një shenjë pozitive për ne pasi na tregon se ne jemi në gjendje të shënojmë sukses kundër çdo rivali. Ndeshja kundër Arsenalit do të jetë më ndryshe. Anglezët kanë një stil të ngjashëm me ne”.

“Kush është favorit? Barcelona, pasi ne jemi kampionë të Evropës”, ka thënë Toure. /Telegrafi/