Telegrafi

Toure: City të bëhet si Barca

“Unë erdha këtu sepse City ka një trajner të madh Roberto Mancinin dhe ka transferuar lojtarë të mëdhenj, si Carlos Tevez dhe Emmanuel Adebayor. Unë shpresoj se City do të bëhet si Barcelona. Ne do të duhet të punojmë shumë dhe do të duhet të kalojnë vitet për të arritur aty. City do të jetë klub i madh si Barca, Manchester United dhe Chelsea”.

“Unë fitova gjithçka te Barcelona dhe pata nevojë për një sfidë të re. Manchester City është një sfidë shumë e mirë. Gjëja më e rëndësishme tani është që të bëjmë gjëra të mira në këtë klub. Liga e Kampionëve? Edhe kështu jemi perfekt për mua. Më kujtohet viti im i parë te Barca. Ne nuk fituam asgjë. Më pas erdhi Guardiola dhe fituam gjashtë ose shtatë trofe”.

“Tani jam i motivuar që të luaj mirë për Manchester Cityn në kampionat, të përfundojmë në pozitën e e dytë, apo të tretë dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Shpresoj se do të jem jashtë Ligës së Kampionëve vetëm për një vit”, deklaroi Yaya Toure për The Sun. /Telegrafi/