Telegrafi

Toure: City, një ëndërr që u bë realitet

“Kjo është një ëndërr që u bë realitet, gjithmonë kam dashur të luaj për të njëjtin klub si vëllai im dhe unë jam aq i kënaqur që kjo më në fund ka ndodhur. Kjo është e mrekullueshme për familjen tonë, ne jemi të gjithë shumë të kënaqur për këtë. Kolo më tha se është një kohë shumë e mirë për klubin dhe është një projekt mjaft interesant. Ata duan të bëjnë disa transferime të mëdha, ndërsa unë pata nevojë për një sfidë më të madhe”.

“Unë jam i kënaqur që nënshkrova me Manchester Cityn. Unë e dua Ligën Premier dhe unë e shikoj gjatë gjithë kohës, ndërsa City luajti mirë që përfundoi në pozitën e pestë, por shpresoj se mund të përmirësohemi dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Ky është një klub i madh dhe ky është synimi i parë, më pas do të mendojmë për të fituar kampionate”, deklaroi Yaya Toure për faqen zyrtare të Cityt. /Telegrafi/