Telegrafi

Toure: Balotelli, prej më të mirëve në Angli

“Mario është lojtar fantastik, por nganjëherë di të jetë i zemëruar me vetën”.

“Të gjithë lojtarët kanë nevojë të përmirësohen dhe unë flas me Marion shpesh. Këtë vit në veçanti, ai ka punuar shumë në stërvitje dhe është përmirësuar shumë, por ndonjëherë gjatë lojës ju mund të dëshpëroheni shumë kur ju humbisni disa gjëra të vogla”.

“Por, si do që të jetë, ai ka karakter të jashtëzakonshëm dhe unë jam i bindur se ai do të jetë njëri prej sulmuesve më të mirë në Premier Ligë”, ka thënë Toure. /Telegrafi/