Tura e katër çikliste “Tour de Galiçica” në të cilën do të marrin pjesë rreth 250 rekreativë nga Maqedonia ka filluar sot në mëngjes nga sheshi “Mbreti Samoil” në Resnjë. Tura rekreative çikliste do të vozitet nëpër shpatet e parkut kombëtar Galiçicë, me gjatësi të përgjithshme prej 71 kilometrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç paralajmërojnë nga organizatorët klubi i çiklistëve “Prespa Bike” është planifikuar tur deri te maja më e lartë e malit Galiçivë, me lartësi mbidetare deri 2.200 metra.
“Tour de Galiçica” këtë vit organizohet për të katrën herë dhe sipas njërit prej përgjegjësve në organizimin e ngjarjes Kristijan Qulumanovsku, krahas shoqërimit dhe rekreacionit qëllimi themelore i ngjarjes është të jepet kontribut i fuqishëm ndaj promovimit të bukurive natyrore të Prespës në funksion të zhvillimit të turizmit në këtë rajon./Telegrafi/