Tour de Culture është i vetmi aktivitet çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i hapur për të gjithë, dhe falas, i cili promovon trashëgiminë kulturore, lëvizshmërinë jo-motorike dhe ruajtjen e ambientit në Kosovë.
Ky aktivitet unik në Kosovë përbëhet nga sinergji parimesh që rrjedhin nga Ditët e Trashëgimisë Evropiane dhe Java Evropiane e Mobilitetit që festohen në tërë Evropën gjatë muajit shtator.
“Starti” i aktivitetit të sivjetmë është në qytetin e Vushtrrisë (Kalaja në qendër të qytetit) në ora 10:30, dhe duke përfshi një gjatësi prej 49,3 km, përfundon tek “Finishi” në Podujevë (Liqenin e Batllavës).
Përfundimi i aktivitetit parashihet të jetë rreth orës 18:00.
Transporti për pjesëmarrësit për në Vushtrri, do të bëhet me autobusë të siguruar nga organizatorët, prej stacionit të autobusëve të shtatë qyteteve kryesore të Kosovës: nga Prishtina dhe Mitrovica – në ora 08:00, nga Peja, Gjakova, Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani – në ora 07:00.
Kthimi nga Podujeva (Liqeni i Batllavës), si stacioni i fundit i turit, për në qytete fillestare do të bëhet në fund të turit dhe me autobusë të njëjtë.
Ketë vit ju pret edhe një befasi e këndshme tek ligeni i Batllavës!
Për më shumë informata, vizitoni www.chwb.org/kosovo
ose faqet në Facebook: facebook.com/TourDeCultureKosovo dhe facebook.com/CHwBKosova