Telegrafi

Touchscreen edhe për dorëza

Kjo e arritur është mundësuar përmes çipit i cili mundëson ndjeshmëri të lartë për zbulimin e prekjes, si dhe strukturën e përmirësuar të senzorëve në xham. Në këtë mënyrë prekje regjistrohet edhe kur pëlhura qëndron në mes gishtit dhe ekranit. Prodhimi masiv i ekraneve 6.5-inçësh fillon së shpejti, ndërsa kapaciteti prodhues është 100,000 copë në muaj. Nga kompania për të ardhmen e afërme kanë paralajmëruar edhe prodhimin e ekraneve 8-inçësh.

Prodhuesi momentalisht është duke i ekspozuar ekranet në konferencën FPD International në Japoni. /Telegrafi/