Legjenda e Romës, Francesco Totti, e ka zbuluar se Sampdoria ishte klubi i vetëm italian që ishte afër tij dy herë.
Totti ka bërë një rrëfimin, kur e ka vlerësuar edhe kalimin e Daniele de Rossi nga Roma në klubin argjentinas Boca Juniors.
“Unë e vlerësoj plotësisht vendimin e Daniele, të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që duan”.
“Në fund të karrierës sime te Roma, edhe unë mora gjithashtu oferta nga klube të tjera, kryesisht nga jashtë (SHBA e Emiratet), por kishte edhe nga Italia”.
“Sampdoria më dëshiron me çdo kusht. [Massimo] Ferrero [presidenti i Sampdorias] e di pikën time të dobët dhe ishte gati të bëjë çdo gjë për të arritur marrëveshje me mua”.
“Unë kishta një ide në mendjen time, që ishte të veshja vetëm një fanellë krenarie. Të gjitha kujtimet e mia për 24 vjet me Romën do të humbasin nëse do kaloja atje dhe kështu vendosa të tërhiqesha”, tregon Totti edhe pse ishte ende në gjendje të luante sipas tij.
Ai tregon se kur ka qenë në hapat e tij të parë të karrierës, ai ka qenë afër Sampdorias.
“Nëse nuk do të ishte një turne në qytet, ku luante Roma, Ajax dhe Borussia Moenchengladbach, unë do të isha bërë një lojtar i Samdorias një javë më pas. Trajneri (Carlos Bianchi) nuk më pa mirë, por ku turne ndryshoi gjithçka”, ka thënë Totti për Tyc Sports.
Totti vendosi të pensionohej me Romën në 17 korrik 2017, pikërisht, kur ishte 40 vjeç. /Telegrafi/