Site icon Telegrafi

Totti vazhdon aventurën te befasia e Ligës Premier

Roma pohohet se ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën Francesco Tottit, ndërsa së fundit po kërkohet prej Claudio Ranierit në Leicester City.

E ardhmja e kapitenit Giallorossi është dyshim, ku klubi po i ofron një post, por numrin 10 po dëshiron të luajë akoma futboll.

E përditshmja sportive, Gazzetta dello Sport ka raportuar sot se presidenti i ekipit romak, James Pallotta ka marrë raporte negative rreth gjendjen fizike të sulmuesit dhe për këtë arsye ka vendosur që mos t’ia rinovojë kontratën kapitenit, e cila i mbaron në qershor të këtij sezoni, transmeton Telegrafi.

Corriere dello Sport shkruan se Totti ka folur tashmë me Ranierin, i cili e dëshiron në Leicester sezonin e ardhshëm për fushatën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet se si do të përfundoj telenovela Totti, e cila pritet ti dihet fundi brenda pak javësh. /Telegrafi/

Exit mobile version