Largimi i ikonës së futbollit italian, Francesco Totti nga futbolli ka përlotur shumë tifozë anë e mbanë botës.
Në momentin e fundit para se të largohej nga stadiumi, tanimë ish-kapiteni i Romës e dorëzoi edhe shiritin e tij.
Totti shkoi në mes të fushës për ta dorëzuar shiritin tek një talent i madh i Romës.
Ishte 11-vjeçari Mattia Almaviva që Totti ia dorëzoi shiritin e kapitenit duke përlotur mbi 70 mijë tifozë të pranishëm në ‘Olimpico’.
Almaviva llogaritët si e ardhmja e Romës pasi në Romë të gjithë e shohin si pasardhës të denjët të kapitenit legjendar.
Gjesti i Tottit ishte për të rinjtë që ëndërrojnë ta bëjnë një karrierë si ai me vetëm një fanellë.
Kujtojmë që Totti zhvilloi 786 ndeshje me vetëm një fanellë të Romës. /Telegrafi/