Francesco Totti e ka bërë publik planin e tij për të qëndruan në futboll, edhe pasi ta mbyllë karrierën me Romën.
Në javën e ardhshme, sulmuesi legjendar do të mbushë 40 vjet, ndërsa ka kontratë me Giallorossët deri në fund të sezonit.
Më herët, italiani ka thënë se do të dëshironte të luajë sa më gjatë, ndërsa tash ka sqaruar se edhe kur të mos jetë më futbollist, ai do të vazhdojë të jetë i angazhuar te Roma.
“Nuk ka dyshim se do të qëndroj në futboll. Kam marrëveshje me klubin, e cila ma mundëson që ta mbaj veten të lidhur me fushën”.
“Po i afrohem gjithnjë e më shumë atij momenti…, por dua gjithmonë që të jem tërësisht i fokusuar në misionin tim: Ta nderoj fanellën e Romës deri në minutën e fundit të karrierës sime”, ka deklaruar kapiteni. /Telegrafi/