Telegrafi

Totti – Roma, dashuria e pashterrshme vazhdon

Roma's Francesco Totti jubilates after scoring the goal (2-2) during the Italian Serie A soccer match AS Roma vs Torino FC at Olimpico stadium in Rome, Italy, 20 April 2016. ANSA/ALESSANDRO DI MEO

Grindje, përçarje, lot, hidhërim por në fund ka ardhur lajmi më i pritur nga tifozët e Romës dhe nga vet kapiteni legjendar Francesco Totti.

Ikona e Romës dhe futbollit italian ka marrë një lajm të mrekullueshëm sot pasi presidenti James Pallota ka urdhëruar vazhdimin e kontratës.

Dashuria e pashtershme mes Tottit dhe Romës do të jetë së paku gjallë dhe e bukur edhe për një vit, pasi kontrata e tij do të jetë deri në qershor të vitit 2017-të.

Tri ndeshjet e fundit të Romës këtë edicion nuk do të jenë të fundit për Tottin i cili duket se do t’i ketë së paku edhe 38 ndeshje në kampionat në dispozicion.

Në dy ndeshjet e fundit për Romën, Totti ka qenë hero duke i siguruar fillimisht një barazim 3-3 në Bergamo duke shënuar në minutën e fundit, ndërsa ndaj Torinos shënoi dy gola brenda tre minutave duke i dhuruar një tre pikësh Romës, tri pikë që e afrojnë në Ligën e Kampionëve.

Ndaj Chievos, në ndeshjen e fundit të stinorit të Romës në ‘Olimpico’, pritet të jenë mbi 60 mijë tifozë të pranishëm për të festuar kontratën e re të ikonës së kryeqytetit italian. /Telegrafi/