Telegrafi

Totti rinovon marrëveshjen me Romën

“E kam rinovuar marrëveshjen për edhe katër vite dhe kam edhe një vit nga marrëveshja fillestare, andaj jam i lidhur me Romën deri në vitin 2014”, ka thënë Francesco Totti në konferencën e sotme të shtypit.

“Pas fundit të përgatitjeve dhe rikthimit në Romë, unë edhe zyrtarisht do të nënshkruaj marrëveshje të re e cila do të zgjatë deri në vitin 2014. Pa dallim të përforcimeve që do t’i sjellim, mendoj se do të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Qëllimi gjithmonë është i njëjti, sigurim të pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar italiani.