Site icon Telegrafi

Totti me pozitë të re te Roma

Francesco Totti ka konfirmuar se do të qëndrojë në Romë në një rol ekzekutiv.

Totti zhvilloi të enjten bisedime me presidentin e Romës, James Pallotta, me lëvizjen e tij të ardhshme ende të pasigurt.

Lexo po ashtu “Totti do të qëndroj te Roma si drejtor i klubit”

Por, 40-vjeçari italian tani duket i destinuar për një pozitë drejtuese me klubin Gialloross.

“Nuk kam nënshkruar ende asgjë, nuk kam ende një ndonjë rol ekzekutiv te Roma, por së shpejti do të bëhem”, ka thënë Totti për Premium Sport jashtë hotelit De Russie në kryeqytetin italian.

Klubi japonez Tokio Verdy ishte në mesin e ekipeve që shpresonin se sulmuesi numër 10 do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist. /Telegrafi/

Exit mobile version