Telegrafi

Totti po e dobëson Raiolën, ia rrëmben nga duart Lorenzo Insignen

Lorenzo Insigne po ndanë rrugët me agjentin e famshëm Mino Raiola.

Kontrata e italianit me agjentin e shumë yjeve skadon në qershor dhe Insigne ka vendosur mos ta rinovojë atë.

E gjitha për arsyen se Raiola ka kërkuar largimin e tij nga Napoli, por tani lojtari nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Insigne ishte i gatshëm të largohet nga napolitanët para dy apo tri viteve, por Raiola nuk arriti t’i siguronte një klub të madh.

Lojtari ka vendosur që ta emërojë për agjentin ikonën italiane Francesco Totti.

Legjenda e Romës ka filluar zejen e menaxherit teksa përveç kapitenit të Napolit ka marrë nën menaxhim edhe talentin e madh të Interit, Sebastiano Esposito.

Mediat italiane kanë raportuar se Totti ka filluar ta dobësoj Raiolën pasi ish-kapiteni i Romës është në bisedime edhe me disa nga lojtarët më të mirë të Serie A.

Totti së shpejti pritet të nënshkruajë kontratë edhe me Federico Chiesan për ta marrë nën menaxhim.

Ndërkohë puna e parë e Tottit me Insignen pritet të jetë që t’ia rinovojë kontratën me Napolin. /Telegrafi/