Drejtori i Romës, Francesco Totti, ka folur pas shortit të fazës së parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të përballet me Porton.
Italiani u shpreh i lumtur për shortin e lehtë, por thotë se skuadra portugeze nuk duhet nënvlerësuar.
“Ne jemi me fat nëse konsiderojmë se me çfarë skuadra mund të përballeshim, por nuk duhet të nënvlerësojmë Porton”.
🇮🇹 Roma v Porto 🇵🇹 #UCLdraw pic.twitter.com/wLLeV9WAr0
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) December 17, 2018
“Ne gjithashtu jemi skuadër e mirë, kemi luajtur futboll të mirë në fazën e grupeve”.
“Po kalojmë në një periudhë të vështirë, por deri në shkurt kemi kohë të kthehemi në më të mirën tonë”.
“Mendoj se nga tani deri në muajin shkurt mund të ndryshojnë shumë gjëra”, ka thënë Totti pas shortit.
Roma kishte fat pasi mund të përballej me Barcelonë, PSG-në, Manchester Cityn, BVB-në apo Bayern Munichun. /Telegrafi/