Telegrafi

Totti nuk ofroi të luajë pa pagesë për Romën

Janë hedhur poshtë spekulimet se Francesco Totti ka kërkuar që të luajë pa pagesë për Romën.

Sipas mediave italiane, komentet e Tottit janë bërë me miq të tij, për të shprehur dashurinë ndaj Romës.

Por, ai nuk e ka thënë këtë presidentit Pallotas dhe as nuk besohet se do t’ia thotë.

Ky spekulim raportohet se ka qenë e menduar si gënjeshtër për 1 prillin, por që u duk mjaft serioze. /Telegrafi/