Telegrafi

“Totti nuk është legjendë”

Ish futbollisti i njohur francez, Christophe Dugarry, ka thënë se Francesco Totti nuk është një legjendë pasi nuk ka bërë diçka të madhe. 

Francezi ka luajtur në Serie A me Milanin, ndërsa kishte fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Francën.

“Nuk mund ta vë emrin e Tottit te legjendat”.

“Nëse ai do të ishte një lojtar kaq i fortë, pse Roma e ka fituar vetëm një titull me të. Legjendat fitojmë më shumë se kaq”.

“Natyrisht, ne po flasim për një lojtar të madh për klubin e tij. Ai ka një tregim romatik, ku ka shënuar shumë gola, por unë nuk mund ta fusë në listën e lojtarëve më të fort në botë”

“Ai e ka fituar Kupën e Botës, është e vërtet, por ai nuk ishte protagonist, nuk ka luajtur edhe aq”, ka thënë francezi. /Telegrafi/