Telegrafi

Totti: Nuk dorëzohemi deri në fund

Roma është dy pikë larg Interit dhe nëse ndodh që kampioni në fuqi të rrëshqasë te Lazio, atëherë Roma do të mbetej në pozitën e parë.

“Historia vazhdon. Ishte ndeshje e mirë ndaj Parmës, plot pasion dhe dëshirë të hekurt për fitore. Ne dëshmuam gjënë më të rëndësishme. Ne jemi ende në garë për të (titull). Ne do të jemi në garë për të deri në momentin e fundit të kampionatit”, deklaroi Totti. /Telegrafi/