Telegrafi

Totti nënshkruan marrëveshjen e re këtë javë?

Pas një jave turbulente gjatë të cilës Luciano Spalleti dha dorëheqje, ndërsa Claudio Ranieri erdhi në kreun e ekipit, përfundimisht do të ketë edhe lajme të mira për fansat e klubit romak.

Kapiteni do ta vazhdojë besimin e tij dhe do të nënshkruajë marrëveshje të re, sipas të cilës do të fitojë rreth 4 milionë funte në vit.

Presidentja e klubit, Rosela Sensi më herët pati deklaruar se puna është e kryer, por ata sot është dashur të mbajnë një takim dhe të vendosin edhe për zyrtarizmin e dokumenteve të shkruara.

Totti është i lindur në Romë dhe është legjendë e vërtetë e klubit. Ai disa herë ka deklaruar se dëshiron ta përfundojë karrierën në Olimpico.