Francesco Totti së shpejti pritet të rikthehet te Roma, pas tri viteve largim nga kryeqyteti italian.
Legjenda italiane dhe e klubit kryeqytetas së fundmi ka ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës.
Afrimi i tij te Roma duket shumë afër dhe ka shumë arsyeje për të ndodhur një gjë e tillë.
Një rol të madh në rikthimin e Tottit në Olimpico në një rol drejtues e ka edhe Jose Mourinho, pasi marrëdhënia e portugezit me të është jashtëzakonisht e mirë.
Totti ka marrëdhënie të mira edhe em drejtorin sportiv Tiago Pinto si dhe me familjen Friedkin që kanë nën pronësi Romën.
Sipas mediave italiane, Roma i ka ofruar një rol drejtues Tottit, rol që ende nuk është specifikuar.
Megjithatë rikthimi i tij në Olimpico është shumë pranë dhe Totti do të bashkohet me klubin e tij të zemrës. /Telegrafi/