Telegrafi

Totti: Mourinho nuk është problemi te Roma, drejtuesit duhet ta mbështesin

Francesco Totti i ka kërkuar Romës që t’i qëndrojë pranë trajnerit Jose Mourinhos pas një serie rezultatesh të vështira së fundmi, pasi sipas tij ai nuk është problemi te klubi italian.

Ish-kapiteni i Giallorossi ka folur për Sky Sport Italia për shqetësimin në rritje në media nëse ata po shkojnë në drejtimin e duhur nën urdhrat e Mourinhos.

“Mendoj se nëse po flasim për Mourinhon si problem, atëherë e kemi gabim. Ai nuk është problemi këtu”, ka thënë fillimisht Totti.

Lexo po ashtu De Rossi kërkon që të mos e mërzisin Mourinhon

“Nëse bashkoni të gjithë trajnerët e tjerë aktualisht në Serie A, ata ende nuk kanë fituar aq shumë sa Mourinho. Ju tij mundeni vetëm t’ia hiqni kapelën”.

“Roma duhet të mbështetet tek ai, ai është një trajner i madh, një motivues, një menaxher në çdo mënyrë. Ai e di se si të sillet me skuadrën, çfarë të thotë dhe të bëjë”.

“Unë gjithmonë do të vë bast për një personazh të tillë: ne duhet të qëndrojmë pranë tij”, përfundoi legjenda e Romës. /Telegrafi/