Telegrafi

Totti mirëpret Adrianon

Braziliani është në prag të nënshkrimit me Romën nga Flamengo, ku u transferua pas disa sezoneve të dështuara me Interin.

“Sezonin e ardhshëm do të duhet të luajmë në tre fronte. Mbi të gjitha, Liga e Kampionëve do të jetë një garë e vështirë, duke marrë parasysh kualitetet e ekipeve që marrin pjesë aty”, ka shkruar Totti në kolumnen e tij në Corriere dello Sport.

“Pas një viti mungese, jam i lumtur që kthehemi të luajmë në nivelet më të larta evropiane. Sa i takon përforcimeve, nënshkrimi i Adrianos më duket një start i mirë. Po pres arritja e tij të zyrtarizohet, por ndërkohë i siguroj atij se do të marrë një mikpritje të ngrohtë”, ka shtuar më tej kapiteni i Romës. /Telegrafi/