Kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, është duke menduar që ta lë skuadrën e tanishme për të kaluar në LA Galaxy.
Corriere dello Sport shkruan se kapiteni ka filluar ta mendojë këtë pas takimit me president James Pallotta.
Presidenti i Giallorossëve kishte thënë se e preferon atë si pjesë të menaxhmentit , por sipas tij ai preferon të luajë ende.
Gazeta beson që New York, është skuadra që e dëshiron dhe numri 10 është i gatshëm, por edhe LA Galaxy nuk qëndron prapa.
Te Galaxy do të gjente lojtarë si Ashley Cole, Nigel De Jong dhe Steven Gerrard. /Telegrafi/