Ikona e Romës, Francesco Totti, ka mbushur 41 vjet, ndërsa në këtë ditë ai ka falënderuar fansat që nuk po e lënë të mërzitet pas pensionimit.
Tani në rolin e drejtorit, Totti, ka marr shumë urime për ditëlindje, ndërsa e ka filluar edhe kursin e trajnerit në shkollën e famshme italiane Coverciano.
“Është bërë një vit që kur kam vendosur ta bëj prezencën time të njohur në rrjetet sociale”.
“Doja të isha pranë tifozëve të mi, të ndjeja dashurin e tyre, por edhe ata ta dëgjonin zërin tim dhe të tregoja gjëra për veten time”.
“Kjo shkoi shumë më mirë sesa prisja: më keni mbushur me mesazhe dhe më keni përcjellë ndjenjat tuaja”.
“Unë e kam parë dashurinë tuaj dhe kjo më ka ndihmuar ta përballoj këtë fazë të re të jetës sime”.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes dhe që më jepni kaq shumë gëzime dhe emocione”, ka shkuar Totti.
Totti ka luajtur për 25 vit te Roma dhe është legjenda më e madhe e këtij klubi. /Telegrafi/