Site icon Telegrafi

Totti mban të hënën konferencë për media, pritet konfirmimi për largim nga Roma

Francesco Totti (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Francesco Totti ka konfirmuar se nesër (17 qershor) do të mbajë një konferencë për media, derisa pritet që ai ta konfirmojë largimin nga Roma.

Konferenca për media do të mbahet në ora 14:00, në ambientet e skuadrës italiane, duke konfirmuar kështu largimin e tij nga Giallorossët.

Edhe pse ende nuk është zyrtare, Totti pritet të largohet nga Roma, pasi mësohet se ai nuk është i kënaqur me rëndësinë e tij në klub.

Madje, legjenda italiane thuhet se është duke u injoruar nga hierarkia e klubit, duke bërë që ta kërkojë largimin nga skuadra.

Me këtë rast, Totti do t’i jepte fund shërbimit 30-vjeçar te Roma, pasi kishte luajtur për 786 ndeshje në skuadër.

Lexo po ashtu Francesco Totti pritet të largohet nga Roma

Legjenda e romakëve u pensionua nga futbolli në vitin 2017, mirëpo nga mediat italiane bëhet e ditur se ai po planifikon që ta marrë drejtimin e ndonjë skuadre nga Serie B. /Telegrafi/

Exit mobile version