Telegrafi

Totti lavdëron unitetin e Romës

Totti shënoi dy gola në fitoren 4-2 të Romës ndaj Fiorentinas, për të çuar në 221 numrin e golave të tij në Serie A, dhe është i bindur se skuadra po shkon në kahe të duhur.

“Është normale që njerëzit të kritikojnë kur rezultatet nuk vijnë, por tash ne po bëjmë atë çfarë trajneri kërkon dhe ju mund ta shihni dallimin”.

“Kur ne luajmë kështu, është esenciale për Romën të nxjerrë fitore. Tash më shumë se kurrë ne jemi një grup i kënaqur krenar që luajmë në një stil sulmues të futbollit. Ne të gjithë shkojmë në drejtim të njëjtë tash”.

“Kjo ndeshje na dha neve një ndjenjë të thellë kënaqësie. Nëse ne vazhdojmë me këtë unitetet atëherë mund të arrijmë gjëra të mëdha”, ka thënë Totti. /Telegrafi/