Telegrafi

Totti lavdëron De Rossin

Goli i De Rossit kundër amerikano-jugorëve i siguroi një pikë kombëtares Azure në ndeshjen e parë të Botërorit të sivjetmë, Afrika e Jugut 2010.

“Daniele i shkëlqyeshëm, ai vërtet i meriton urimet nga të gjithë ne. Ai ka luajtur një ndeshje të madhe kundër Paraguait dhe ishte i shkëlqyeshëm. Goli i tij ishte vendimtar për Italinë”.

“Tash ai ka shënuar nëntë gola për Azurët dhe jam i sigurt se do të arrijë edhe më mirë në të ardhmen. E vetmja gjë që më dëshpëroi ishte lëndimi i Buffon. Gigi është fantastik dhe vërtet shpresoj që ai të rikuperohet shpejt: kombëtarja jonë ka nevojë për të!”, ka shkruar Totti në faqen e tij. /Telegrafi/