I dha fund futbollit të luajtur me mbylljen e sezonit të kaluar, ndërsa tashmë legjenda e Romës, Francesco Totti është rikthyer të luajë sportin më të bukur në botë.
Ai këtë herë shkoi në Gjeorgji për një ndeshje bamirësie të organizuar nga Federata Gjeorgjiane e Futbollit dhe Kakha Kaladze.
Një ndeshje e mbushur me yje që kanë perënduar në futboll, si Rivaldo, Shevchenko, Zanetti, Maldini, Crespo e Abbiati.
Ata kanë magjepsur tifozët gjeorgjianë me klasin e tyre edhe pse tashmë të gjithë të tërhequr nga futbolli i luajtur, transmeton TCH.
Për Francesco Tottin në Gjeorgji ishte një ditë mjaft e veçantë pasi i vishte për herë të parë këpucët e futbollit që nga lamtumira e “Olimpicos”.
Ai tregoi se ka ende klas kur dha një asistim për Míchel Salgado, pastaj shënoi edhe një gol.
https://www.youtube.com/watch?v=Ixe2dPZ5i_o
https://www.youtube.com/watch?v=NBdE759Lmz8