Francesco Totti ka konfirmuar se të dielën do të jetë ndeshja e tij e fundit në fanellën e Romës.
40 vjeçari deri tash ka qëndruar i heshtur për të ardhmen e tij, me zyrtarët e klubit që ishin të vetmit që kanë folur për këtë punë.
Tash, vet lojtari ka konfirmuar vendimin, por ka aluduar se mund të luaj më gjatë.
“Roma vs Genoa të dielën më 28 maj do të jetë ndeshja e fundit ku unë mund të bart fanellën e Romës”.
“Është e pamundur të mos shprsh në pak fjalë gjithë atë që kam përfaqësuar për këto ngjyra, e që do të thonë tash dhe do të jenë të rëndësishme gjithmonë për mua. Gjithmonë”.
“Unë ndjej se dashuria ime për futbollin s’ka mbaruar, është pasion, është pasioni im. Është aq i thellë sa që nuk mund ta paramendoj vetën duke e ndaluar atë. Kurrë”.
“Nga e hëna unë jam i gatshëm që të shkoj tutje. Unë jam i gatshëm për një sfidë të re”, ka shkruar Totti në faqen e tij në Facebook.
Totti gjithë karrierën e tij ka luajtur vetëm për Romën. /Telegrafi/