Telegrafi

Totti konfirmon largimin nga Roma: E keqtrajtuan De Rossin, nuk e morën Conten

Francesco Totti (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Francesco Totti është larguar zyrtarisht nga Roma, derisa ka mbajtur një konferencë për media sot (17 qershor).

Legjenda e skuadrës italiane bëri të ditur se përse erdhi deri te ky vendim, për largimin e Daniele De Rossit, për angazhimin e Antonio Contes dhe se a e ka kontaktuar Maurizio Sarrin sa ishte te Chelsea.

“Po të isha presidenti i Romës dhe të kisha dy ikona si Totti e De Rossi, do t’i vendosja në krye të të gjitha pozitave, por një gjë e tillë nuk ndodhi”, ka thënë  fillimisht Totti.

Daniele De Rossi (Foto:y Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Me De Rossin jemi treguar shumë të padrejtë, si me mua para dy vitesh. Atij është dashur t’i tregohet se është sezoni i tij i fundit në Olimpico, jo siç bënë më mua kur më treguan në dy xhirot e fundit”.

“Unë kam tentuar që ta transferoj Antonio Conten, mirëpo në klub nuk kishte vullnet për t’i marrë shërbimet e tij, pasi ishin në dijeni se do të ndodhte një revolucion i madh. Do të largoheshin disa lojtarë”.

Lexo po ashtu Totti mban të hënën konferencë për media, pritet konfirmimi për largim nga Roma

“Sarri? Nuk kam kontaktuar me të, pasi e respektoja kontratën e tij me Chelsean dhe nuk e dija se cilat ishin planet e tij, por që më shumë isha i interesuar për Conten”, ka shtuar më tej legjenda e Romës.

Totti ka thënë mes tjerash se ai do të mbetet përgjithmonë tifoz i Romës, madje në sezonin e ri do të ulen së bashku me De Rossin në tribuna për të shikuar ndeshje me tifozët. /Telegrafi/